Site icon Informohu siç duhet

Vr*u bashkë me të vëllain 41-vjeçarin Elton Javori, arrestohet pas tre vitesh autori

FIER– Agim Gashi, i cili akuzohet për vrasje është arrestuar nga policia në Fier. Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij më datë 07.12.2023, në lagjen “16 Prilli”, në Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga 41-vjeçari Elton Javori.

Ky i fundit, sapo kishte dalë nga banesa e tij në lagjen 16 prilli në Fier, kur u qellua me armë zjarri mesditën e të enjtes dhe gjendej në makinë.

“Blutë” identifikuan në atë kohë si autor Agim Gashin, i cili dyshohet se i kishte zënë pritë, por pasi e ekzekutoi, Gashi u largua nga vendngjarja me këtë mjet./Radar.al

Exit mobile version