Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 Maj 2025

    SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së, afati i fundit për aplikim 6 qershori, 7 fazat

    Vapa përvëluese në maj, në këtë shtet termometri shkon pranë 50°C

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Vr*ten të paktën 9 persona nga sulmet ruse në Kiev

    April 24, 2025
    Demo

    Të paktën nëntë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve të Rusisë me dronë dhe raketa në Kiev, thanë zyrtarët ukrainas të enjten.

    Sulmet ndodhën vetëm pak orë pasi zyrtarët thanë se është shënuar përparim drejt përfundimit të luftës gjatë bisedimeve të mbajtura në Londër mes përfaqësuesve të SHBA-së, Evropës dhe Ukrainës.

    Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se 63 njerëz janë plagosur, përfshirë gjashtë fëmijë, gjatë sulmeve të natës.

    “Rusia ka kryer sulm të kombinuar masiv në Kiev” tha Shërbimi i Emergjencave në Telegram.

    Ndërtesa banimi kanë pësuar dëme, ndërsa “kërkimet për njerëz nën rrënoja janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Harkivit, Ihor Terekhov, tha se edhe qyteti i tij në verilindje të Ukrainës u sulmua nga Rusia, duke thënë në Telegram se shtatë raketa goditën qytetin.

    Këto sulme filluan vetëm disa orë pasi përfunduan bisedimet në Londër dhe pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, theksoi se mendon se ka arritur marrëveshje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe atë të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për t’i dhënë fund luftës.

    “Mendoj se Rusia është gati. Shumë njerëz kanë thënë se Rusia donte të merrte gjithçka. Unë mendoj se kemi një marrëveshje me Rusinë. Tani duhet të arrijmë marrëveshje edhe me Zelenskyn”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

    Trump gjithashtu tha se e kishte më të vështirë seç kishte pritur të bashkëpunonte me Zelenskyn.

    “Mendoja se do të ishte më e lehtë të merresha me Zelenskyn. Deri tani, ka qenë më e vështirë… Por, mendoj se kemi marrëveshje me të dy”, tha ai.

    I pyetur për raportimet në lidhje me një propozim amerikan që Krimea të njihet si territor i Rusisë, Trump tha se ai “nuk ka të preferuar” mes Ukrainës dhe Rusisë dhe se dëshiron vetëm që lufta të përfundojë.

    Më herët, zyrtarë të tjerë të administratës amerikane thanë nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje dhe se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga bisedimet për paqe, nëse nuk do të ketë përparim të shpejtë.

    Zelensky, i cili e ka hedhur poshtë propozimin për Krimenë, tha se emocionet kanë qenë “të larta” në Londër, por shtoi se takimi mes përfaqësuesve nga pesë vendeve ishte gjë pozitive.

    “Pala amerikane ndau vizionin e saj. Ukraina dhe vendet e tjera evropiane paraqitën qëndrimet e tyre. Shpresojmë që pikërisht kjo punë e përbashkët do të çojë në paqe të qëndrueshme”, shkroi Zelensky në X.

    Trump paralajmëroi më herët Ukrainën në rrjetet sociale se ajo duhet të bëjë marrëveshje për ta përfunduar luftën, duke e kritikuar ashpër Zelenskyn për deklaratën se njohja e Krimesë si pjesë e Rusisë është e papranueshme për Kievin.

    Bisedimet në Londër tashmë po përballeshin me pengesa serioze pasi diplomatët kryesorë, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, u tërhoqën, duke e ulur rëndësinë e takimit.

    Një zëdhënës i kryeministrit britanik Keir Starmer tha se bisedimet përfshinin “takime teknike thelbësore me zyrtarë evropianë, amerikanë dhe ukrainas, mbi mënyrën se si të ndalet lufta” e nisur nga Rusia në vitin 2022.

    “Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, dhe këto bisedime sot janë një pjesë e rëndësishme e këtij procesi”, tha zëdhënësi.

    Keith Kellogg, i dërguari i Trump për Ukrainën, i vlerësoi bisedimet si pozitive./REL

    Ulëret në korridore/ Momenti kur arrestohet ish-drejtoresha e Spitalit Dibër

    9 të vrarë Kiev
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 Maj 2025

    May 23, 2025

    SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së, afati i fundit për aplikim 6 qershori, 7 fazat

    May 22, 2025

    Vapa përvëluese në maj, në këtë shtet termometri shkon pranë 50°C

    May 22, 2025

    Turqia i shpall “luftë kombëtare” obezitetit, kontrolle me peshore në rrugë e sheshe publike

    May 22, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenjat e zodiakut që do të përmirësojnë financat e tyre javën e ardhshme

    Horoskopi për ditën e sotme, 22 Maj 2025

    Parashikimi i horoskopit 21 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.