TIRANË– Vrasja e Martin Canit më 18 Nëntor ka shkaktuar debate dhe reagim të ashpër në opinionin public. Mësohet se prindërit e fëmijëve në shkollën “Fan Noli” kanë paralajmëruar një tjetër protestë.
Përmes një pronocimi për mediat ata kanë njoftuar se do të protestojnë çdo të martë për sigurinë e fëmijëve të tyre.
Gjatë fjalës së tyre, prindërit apelojnë për zbardhjen e plotë të vrasjs së 14-vjecarit, Marintin Canit. Ata shprehen se duke vendosur drejtësi për Martinin, do të mund të shpresojnë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.
“Duke qenë se kanë kaluar 12 ditë nga ngjarja që na tronditi të gjithëve dhe ende nuk kemi një version përfundimtar të saj, por vetëm deklarata kontradiktore nga policia e shtetit, ku herë fajësohet media dhe herë protestuesit, ende pas 12 ditësh nuk kemi zbardhje të plotë të ngjarjes. Ne kërkojmë një hetim të plotë për ngjarjen dhe vendosjen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë. Vetëm duke vendosur drejtësi për Martinin do të mund të shpresojmë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Situata me arsimin që nuk garanton as sigurinë fizike të fëmijëve duhet të na bëjë të marrim situatën në kontroll dhe t’u kërkojmë llogari institucioneve për fëmijët tanë.”-thanë ata përmes një deklarate për mediat./Radar.al
E rëndë/ U sulmua drejt e në zemër nga shoku i tij. Ndërron jetë në spital nxënësi i “Fan Nolit”

