TIRANË-Gjykata e Apelit nuk arriti dot këtë të mërkurë të tre qershorit që të jepte vendimin për procesin e vrasjes së nxënësit Martin Cani.
Pas nisjes së seancës ndaj të pandehurit Mario Përlleshaj, ajo u shty pa një verdikt. Bëhet me dije se shkak i shtyrjes së gjyqit ishte fakti se mungonte njëri nga anëtarët e trupës gjyqësore të Apelit.
Mungesa e tij e bëri të pamundur që vendimi të shpallej./Radar.al


