Site icon Informohu siç duhet

Vr*sja e ish-policit Gentjan Bejtja/ Gjykata jep dënimin për një nga autorët e akuzuar, Ilir Beqaraj

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor këtë të mërkur të 4 Shkurtit autorin e akuzuar për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja dy vite më parë.

Pas pretencës së Prokurorisë dhe konkluzioneve të palës mbrojtëse, u shpall vendimi i dënimit me 24 vite burgim për Ilir Beqaraj. Ilir Beqaraj ka përdorur dhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari

Vrasja ndodhi më 15 mars 2024, në Larushk të Fushë-Krujë. Beqaraj akuzohet se ka pasur rolin e ndihmësit në atentatin ndaj Bejtjas në banesën e tij, në zonën e Fushë-Krujës.

Bejtja cilësohej si një lidhje e vjetër dhe e re e grupeve të forta të zonës, kryesisht me atë të “mbretit të kumarit”, biznesmenit Ervis Martinaj, i zhdukur që prej 8 gushtit 2022 pa gjurmë. Bejtja i kishte shpëtuar disa atentateve radhazi, ndërkohë që akuzohej e dyshohej edhe për pjesëmarrje në vrasje.

Në momentin e ekzekutimit nga Flodian Plaku, i njohur ehe si “Pole Qorri”, i ndjeri ishte duke ujitur perimet në banesën e tij ku ishte kthyer në fshehtësi. Bejtja ka qenë i arrestuar, gjykuar dhe dënuar për vjedhjen e makinës “BMË” në Durrës 13 vite më parë, mjet që u përdor nga biznesmeni Arben Frroku, për të vrarë komisarin Dritan Lamaj, pranë “Vasil Shantos”, në Tiranë.

Pretenca e Prokurorisë së Tiranës

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 23 vite burg gjatë pretencës për Beqarajn, një prej autorëve të dyshuar për ekzekutimin e ish-policit Gentian Bejtja.

Exit mobile version