TIRANË– Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të lirë autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços.
Bëhet me dije se gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për Valter Mollaj, kushëriri i tij Edlir Mollaj dhe çobani Bledi Angjo.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit ka konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit të caktuar në datë 20.06.2022, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit maksimal.
Hetimet për vrasjen vijojnë për të 3 personat. Lidhur me ngjarjen, rikujtojmë se 26 vjeçari Martin Çeço u vra dhe më pas u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit, në qershor të vitit 2022.
Të tre u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, e cila vijon të jetë në burg lidhur me ngjarjen. Kjo e fundit u arrestua më vonë, pasi dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes./Radar.al


