Site icon Informohu siç duhet

Vr*u bashkëmoshatarin tek ‘Fan Noli’, merret masa arrest me burg për 14-vjeçarin

Vr*u bashkëmoshatarin tek 'Fan Noli', merret masa arrest me burg për 14-vjeçarin

Martin Cani dhe Mario Perlleshi

TIRANË– Në ambientet e spitalit ka përfunduar senca gjyqësore ndaj 14-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani më 18 Nëntor, pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Bëhet me dije se gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët, vendosi masën “arrest me burg”.

Gjyqtarja dhe prokurori i çështjes mbërritën mëngjesin e sotëm në spitalin privat në hyrje të Tiranës, ku 14-vjeçari Mario Perlleshaj, i dyshuar si autor i krimit, po merr ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që ka marrë gjatë konfliktit me bashkëmoshatarin e tij ditën e ngjarjes tragjike.

Ndaj të miturit Prokuroria kërkoi “arrest me burg”, të cilin e akuzon për “vrasje në rrethana cilësuese”./Radar.al

LEXO EDHE- GJITHÇKA MBI VRASJEN E MARTIN CANIT!

 

 

 

Exit mobile version