Site icon Informohu siç duhet

Vrasja e Martin Canit/ Zv.drejtori i Policisë: Nuk është përdorur thika e postuar në rrjetet sociale

Erion Ismaili, zëvendësdrejtor i Krimit në Policinë Tiranë, dha detaje të reja në lidhje me sherrin mes viktimës Martin Cani dhe të miturit Mario Perlleshi qe dyshohet se është autori.

“Shkova të mbroja Martinin, mua më ndihmoi kushëriri”, Luis Meçja: Ndihem i trembur

“Thika që është postuar është tjetër. Nuk është ajo. Nga ekzaminimi i thikës ka mbetje të gjakut, po bëhen ende ekzaminime dhe së shpejti do dalim në një përfundim. Ajo çfarë ne themi në komunikatën e policisë është e vërtetë. Procesi hetimor nuk ka mbaruar vazhdon. Është spekuluar.”, tha ai.

Ismaili, u shpreh se policia posedon pamje të konfliktit, ndërsa shtoi se momenti i konfrontimit mund të ketë zgjatur rreth 10 sekonda.

“Kemi dy episode, më datë 15 ku jashtë ambienteve të shkollës kemi pasur një debat mes viktimës dhe autorit. Pas këtij episodi ka pasur një komunikim në aplikacionin Snap Chat, ku duket se janë sqaruar, por kanë lënë një takim të hënën pas mësimit.

Detaje të reja shokuese/ Policia zbërthen kamerat: 9 nxënës në konfliktin ku u v*ra Martin Cani

Episodi i dytë i ka ndodhur në ambientet shkollës. Më pas vijmë te ngjarja, që është rreth orës 13:00, 18 tetor. Viktima dhe personat kanë qenë në mbarim të procesit mësimor. Janë bashkuar 200 metra larg shkollës, duke evidentuar problematikën, kanë përshkuar 40 metra nga vendi i ngjarjes.

I biri dergjet në shtrat, babai i Luisit këmbëngul kundër policisë: Ka dy autorë, është e faktuar nga kamerat

Në këtë vendngjarje kemi evidentuar 9 nxënës shkolle, 6 prej tyre janë në krahun e viktimës. Në krahun e autorit është autori dhe një nxënës tjetër. Janë identifikuar këta persona, janë pyetur dhe ripyetur. 3 prej tyre nuk janë të shkollës “Fan Noli”, janë nga krahu i viktimës. Kemi një dinamikë të qartë të ngjarjes. Që nga momenti i sherrit… momenti i goditjes është në disa sekonda. Debati dhe momenti i konfrontimit mund të jetë 10 sekonda. Nuk e kemi të filmuar këtë. Kemi video dhe gjatë momentit.

Nga ana e policisë janë kryer një sërë veprimesh. Jemi deri tek një person, hetimi vazhdon.”, u shpreh ai.

“Konfrontimi zgjati rreth 10 sekonda”, zv. drejtori i Policisë detaje nga video e v*asjes së Martin Canit

Exit mobile version