Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vrasja e Ilaria Sulës/ I ati: Vajzat po vr*ten për asgjë! S’ka falje për autorin, do kërkoj drejtësi deri në frymën e fundit

    May 29, 2025

    ITALI- Flamur Sula, babai i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare shqiptare e cila u vra në Romë nga ish-i dashuri Mark Samson, së fundmi ka folur për dhimbjen e thellë që ka mbetur pas humbjes së të bijës.

    Në një intervistë që ai ka dhënë për mediat italiane, shprehet se është i vendosur të kërkojë drejtësi për të bijën, duke shprehur zemërimin dhe trishtimin që nuk do të kalojnë kurrë.

    Babai i Ilaria ka rrëfyer se dhimbja që ka mbetur pas vrasjes së Ilaria është një plagë që nuk mbyllet.
    “Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë e ndjej mungesën e Ilariasë. Është një dhimbje që nuk mund të shpjegohet, që nuk mund të fshihet.”-deklaroi ai, duke theksuar se data 20 maj, që do të ishte ditëlindja e vajzës së tij, ka qenë një tjetër moment tërësisht shkatërrues për familjen.
    “Më 20 maj do të ishte ditëlindja e saj, për ne ishte si një varrim tjetër. Ajo, 23 vjeç, nuk do t’i festojë kurrë.”-tha ai.

    Flamur Sula i bëri thirrje qeverisë të ndërmarrë hapa të fuqishëm për të luftuar këtë fenomen të dhunës ndaj vajzave nga ish-partnerët, ku Ilaria nuk ka qenë rasti i vetëm. Pas 22-vjeçares shqiptare një tjetër vajzë e re, Martina, u vra nga partneri në Itali.

    “Ne mendonim vetëm të punonim dhe të ndërtonim një jetë. Sot, ka vetëm frikë.”- tha ai, duke theksuar se mungesa e një qasjeje serioze për të ndalur dhunën është një nga shkaqet e rritjes së rasteve të tilla.

    Një tjetër herë një vajzë është vrarë nga ish-partneri. Si u ndiet kur e mësuat këtë?

    Flamur Sula: Që kur Ilaria u vra, mezi ndez televizorin, nuk lexoj gazeta. Nuk më intereson shumë ajo që ndodh. Por kur mësova se çfarë kishte ndodhur në Napoli, u ndjeva keq. Ishte si të përjetoja gjithçka përsëri. Me cilin të drejtë vret dikush një vajzë si hija ime, apo si Martina?

    Edhe ish i dashur i Martinas mori pjesë në kërkime, duke simuluar shqetësim.

    Flamur Sula: Kjo më jep dridhje. Nuk mund ta kuptoj si mund të ketë kaq ftohtësi, kaq egërsi, si mund të jenë kaq të aftë të gënjejnë. Vajzat vriten për asgjë dhe kjo ndodh vazhdimisht.

    A mendoni se mund të bëhej diçka për ta ndaluar këtë?

    Flamur Sula: Qeveria duhet të bëjë diçka, të marrë masa të forta. Nuk e di se çfarë lexojnë apo studiojnë këta djem, por duket se diçka nuk shkon, diçka mungon. Ne mendonim vetëm të punonim, të ndërtonim një jetë. Sot ka vetëm frikë.”

    A keni pasur ndonjëherë frikë për Ilarian?

    Flamur Sula: Asnjëherë, sepse e njihja vajzën time, e besoja. Ishte një vajzë e drejtë, që kurrë nuk do të lejonte të sillej siç do të donte dikush tjetër. Për këtë arsye dua të kuptoj vërtet se çfarë ndodhi.

    Keni edhe një djalë, sapo ka mbushur 18 vjeç. A keni frikë për të?

    Flamur Sula: Sigurisht që kam, herë pas here. Por, unë flas vazhdimisht me djalin tim, i them që nëse ka një vajzë, duhet të kuptpjë, që “jo” do të thotë “jo”, dhe nëse ndonjëherë iken, duhet ta pranojë dhe të mbyllet me kaq. Ne kaluam dhe po kalojmë përmes gjithë kësaj, është një makth që nuk do t’ia dëshiroja askujt.

    A ka diçka që doni të thoni për familjen e Martinas?

    Flamur Sula: Me të vërtetë më vjen shumë keq, mund të them vetëm këtë. E kuptoj dhimbjen e tyre, është diçka që nuk kalon. Gruaja ime është shkatërruar, nuk jam i sigurt se për ne mund të ketë ndonjëherë normalitet. Jeta jonë, ditët tona, përqendrohen vetëm në atë që është rruga jonë e vetme ditore: nga shtëpia te varrezat. Asgjë tjetër.

    A ju jep ngushëllim ideja e drejtësisë?

    Flamur Sula: Nuk do të kem qetësi deri sa ai të jetë në burg përgjithmonë. Ende nuk mund ta kuptoj, nuk arrij ta kuptoj si mund të bënte një gjë të tillë. Deri në frymën e fundit, do të kërkoj drejtësi për Ilarian. Nuk do të dorëzohem kurrë.

    A mund të arrish të falësh?

    Flamur Sula: Nuk mund të ekzistojë falje për njerëz që mund të bëjnë gjëra të tilla. Ajo që ndodhi me Ilarian dhe me vajzën e Napolit nuk është një aksident rrugor, një fatkeqësi. Ata janë vrarë qëllimisht. Diku, një dikush ka vendosur që një tjetër person nuk ka më të drejtën të jetojë. Kjo nuk mund dhe nuk duhet të jetë e pranueshme./Radar.al

    Momentet pas seancës 15 minutëshe, nuk mungojnë përshëndetje mes kundërshtarëve

    flamur sula Vrasja e ilaria sules
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    July 21, 2026

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    July 21, 2026

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    July 21, 2026

    Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, vendimi vjen pas tensioneve politike

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.