Ngjarja e rëndë në Britaninë e Madhe ka bërë jehonë në mediat e shumë vendeve të tjera, pasi vrasja e 3 grave nga një 26-vjeçar ka shtuar frikën për të gjithë banorët e asaj zone.
Dailymail ka publikuar videon e sulmuesit, në të cilën shihet Clifford duke dalë nga shtëpia e viktimave pasi i ka lidhur dhe vrarë, duke mbajtur një objekt të madh në duar të mbështjellë me një çarçaf të bardhë.
Kujtojmë se tre viktimat, janë gruaja dhe dy vajzat e komentatorit sportiv të BBC-së, John Hunt. Siç shkruan Daily Mail, viktimat kishin thirrur për ndihmë para se të ekzekutoheshin nga 26-vjeçari.
Tre viktimat janë, 61-vjeçarja Carol, 28-vjeçarja Hannah dhe 25-vjeçarja Louise, me të cilën dyshohet se Cliford kishte romancë.
Fqinjët kanë treguar se kishin dëgjuar britma nga shtëpia ku ndodhi vrasja, por fatkeqsisht, ato gabimisht i ngatërruan me zërat e një fëmije.
Më tej fqinjët shpjeguan se pak më vonë ulërimat u ndalën dhe ra heshtja, ndërsa panë 26-vjeçarin duke u larguar nga shtëpia.
61-vjeçarja Carol është gjetur e pajetë në korridorin e shtëpisë, me një shigjetë të ngulur në gjoks, ndërsa të treja femrat janë gjetur të lidhura nga autori 26-vjeçar. Vetëm pak ditë më parë, Louise, e cila dyshohet se kishte pasur një ndarje të vështirë nga 26-vjeçari, kishte bërë një status në rrjetet sociale duke lavdëruar femrat që largohen nga një lidhje për veten e tyre./Radar.al