GREQI– Vrasja e 35-vjeçarit shqiptar në burgun grek është publikuar me video në medita greke ku shihen pamjet nga përplasja e fortë në burg në fund të muajit qershor. Nga kjo zënkë mbeti i vrarë Alfons Doçi dhe u plagos një tjetër.
Nga pamjet e publikuara nga media greke shihet momenti kur Doçit i afrohen disa të burgosur të tjerë shqiptarë dhe nisin ta sulmojnë me thikë.
35-vjeçari shqiptar ishte i dënuar për dy vrasje gjatë grabitjejeve. Raportohet se i riu shqiptar në vitin 2017 raportohet se ka vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitjeje dhe më pas një grua të moshuar, gjithashtu gjatë një grabitjeje. Ndërsa në 2018 gjatë transferimit të tij në Kretë, tentoi të arratisej nga anija, por u arrestua vetëm dy ditë më vonë.