Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë do të sjellë kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Paraditja do të dominohet nga kthjellimet, ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites priten vranësira mesatare deri në të dendura. Në zonat kodrinore e malore lindore, vranësirat do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët. Në relievet më të larta malore, reshjet do të shfaqen në formë shtrëngatash afatshkurtra.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit do të arrijë 7–10 m/s. Në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1–2 ballë.


