Site icon Informohu siç duhet

Vranë dhe groposën babain/ Prokuroria nis hetimet nëse krimi është kryer me paramendim, 3 fëmijët nën ekspertimin psikiatrik

Vranë dhe groposën babain/ Prokuroria nis hetimet nëse krimi është kryer me paramendim

Pëllumb Meta dhe dy fëmijët e tij.

DURRËS– Ngjarja e rëndë që ndodhi në shkurt të këtij viti shokoi opinionin publik, ku fëmijët vranë dhe groposën në kasolle babanë e tyre, Pëllumb Metën, prokuroria e Durrësit vijon hetimet për zbardhjen e shkakut të vërtetë të ngjarjes, ku së fundmi u është kryer edhe akt ekspertim psikiatrik, Hygertës, Hysen dhe Amarildo Metës.

Bëhet me dije se një grup mjekësh ekspertë që trajtojnë problemet e shëndetit mendor kanë kryer ekspertimin psikiatrik për të parë nëse fëmijët e Pëllumb Metës kanë probleme të shëndetit mendor. Nëse do të rezultojë që tre fëmijët nuk kanë probleme të shëndetit mendor, mbi ta mund të rëndojë akuza e vrasjes me paramendim. E pavërtetuar me prova shkencore është se cili nga fëmijët qëlloi me armë Pëllumb Metën, edhe pse policia dhe prokuroria deri tani kanë të dyshuar kryesor djalin e madh, Hysenin.

Nëse do të rezultojë që tre fëmijët nuk kanë probleme të shëndetit mendor, mbi ta mund të rëndojë akuza e vrasjes me paramendim. E pavërtetuar me prova shkencore është se cili nga fëmijët qëlloi me armë Pëllumb Metën, edhe pse policia dhe prokuroria deri tani kanë të dyshuar kryesor djalin e madh, Hysenin.

Ndërsa sa i përket konflikteve që mund të kenë pasur në familje, gjatë hetimeve të zhvilluara nga shkurti deri më sot është pyetur djali i madh Hyseni lidhur edhe me dokumentet e tokës që dispononte Pëllumbi dhe pse Hyseni i mbante vetë dokumentet dhe a kishte plan të shiste tokën.

Exit mobile version