Site icon Informohu siç duhet

Vra*je, krim e terror në Shkodër/ Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali sfidojnë drejtësinë në Gjykatën e Lartë

Vrasja e Safet Bajrit/ GJKKO lë në në burg Safet Bajrin

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në gusht 2018, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë pas dënimit të dhënë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Në mars të këtij viti, Apeli i GJKKO i dënoi me burg për veprat penale të “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave nga organizata kriminale”.

Sipas SPAK-ut, tre të pandehurit dyshohen se kanë planifikuar dhe kryer vrasjen me armë të Fatbardh Licit, i cili dyshohet se u vra për shkak të një konflikti që lidhej me një ngjarje të mëparshme kriminale në qytet.

Gjithashtu në dosje përmenden krime të tjera të rëndë për personat e përfshirë, mes tyre vrasje të tjera me armë zjarri, vjedhje të armatosura dhe akuza për dhunë seksuale.

Safet Bajri u arrestua më 17 shkurt, ndërsa dosja përfshin edhe ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Shkodër gjatë viteve ’90 dhe 2000.

Exit mobile version