Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në Podgoricë, ku tre persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe dy vëllezër shqiptarë.
Autoritetet policore në Mali i Zi, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit, kanë nisur menjëherë një operacion për kapjen e autorit të dyshuar, i identifikuar si Vehid Murić, me origjinë nga Rozhaja.
Policia ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë duke dhënë çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e të dyshuarit. Autoritetet kërkojnë që çdo e dhënë të raportohet në stacionet më të afërta të policisë ose përmes numrit emergjent 122.
Gjithashtu, qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes maksimal nëse ndodhen pranë personit të dyshuar, ndërsa policia po shpërndan edhe foto për të lehtësuar identifikimin e tij.

