Ka nisur procesi i votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, për zgjedhjet e 11 majit 2025. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi se votuesi i parë ka marrë fletën e votimit sot në mëngjes, me vendbanim në Erlangen, Gjermani, dhe është votues në qarkun Dibër.
Sipas KQZ-së, deri tani janë dërguar 71,536 zarfe për votim drejt shqiptarëve në diasporë. Fletët janë shpërndarë në shtete si Italia, Greqia, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe SHBA për votuesit nga qarqet Durrës, Berat, Dibër dhe Kukës.
Afati për kthimin e fletëve është java e parë e majit. Çdo fletë votimi që mbërrin pas orës 19:00 të datës 11 maj do të jetë e pavlefshme. I gjithë procesi menaxhohet në Pallatin e Sportit “Feti Borova” në Tiranë, ku po kryhet edhe përgatitja dhe më pas do bëhet numërimi i votave të diasporës.