DURRËS– Në Qarkun e Durrësit vijon ende numërimi i votave ku deri më tani është përfunduar procesi për 482 kuti, nga 587 që janë në total.
Bazuar në rezultatet paraprake të publikuara nga KWZ-ja është krijuar një projeksion se kush do të jenë deputetët e rinj të Kuvendit nga listat e hapura të PS-së.
Partia Socialiste e Shqipërisë në Qarkun Durrës ka arritur të sigurojë 8 mandate deputetësh. Nga këta 5 janë nga lista e sigurtë që dalin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste.
Ndërkohë gara mes socialistëve bëhet për 3 mandate deputetësh, ku pjesë janë kandidatët e listës së hapur.
QARKU I DURRËS
PS – 8
- Klodiana Spahiu
- Milva Ekonomi
- Loer Kume
- Skender Pashaj
- Aurora Mara
- Arkend Balla (18439)
- Ani Dyrmishi (11540)
- Etleva Budini (3970)
Jashte Kuvendit deri tani
- Ilir Ndraxhi (6387)
- Gentian Hilla (4905)
- Dorina Laci (3075)
- Indrit Gjoka (2956)
- Erjon Meka (2685)
- Edmond Rrushi (2397)
- Erjon Xhili (2157)
- Entela Hoxha (1881)
- Alban Xhelili (1343)
- Jona Osmani (837)
- Edvin Prence (642)
Ndërkohë Partia Demokratike ka siguruar vetëm 6 mandate, duke bërë që një prej kandidatëve të listës së mbyllur të mbetet jashtë Kuvendit./Radar.al
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni sot Tiranën, nesër nis shiu. Fajin e keni ju


