TIRANË– Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili akuzohet se ka grabitur tre markete në Tiranë.
Mësohet se ai theu gjatë natës, me sende të forta, dyert e 3 marketeve në Tiranë, për të vjedhur shuma parash.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”.
Theu gjatë natës, me sende të forta, dyert e 3 marketeve në Tiranë, për të vjedhur shuma parash, identifikohet dhe kapet 20-vjeçari.
20-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtin krim.
Sekuestrohen sendet e forta (leva hekuri) që përdorte ky shtetas.
Pas denoncimeve të administratorëve të 3 marketeve, se në këto subjekte, ishin vjedhur me thyerje, shuma parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën, në kuadër të operacionit “Precedenti”, me qëllim ndalimin e autorit të rasteve./Radar.al
Të shtëna me a*më zjarri/ Plagoset një grua, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët