Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Bledar Skënderaj, 30 vjeç, i cili u godit me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta.
Skënderaj ndodhet në spital nën kujdes intensiv dhe gjendja e tij cilësohet kritike për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat personat e dyshuar të përfshirë në konflikt dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Autoritetet po verifikojnë shkakun e sherrit dhe rolin e secilit prej të përfshirëve.

