Site icon Informohu siç duhet

Vjosa Osmani sinjalizon mandat të dytë: Në bisedime për mbështetje politike

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar zyrtarisht kandidimin për një mandat të dytë në krye të shtetit, duke konfirmuar synimin e saj në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Osmani theksoi se vendimi përfundimtar do të vijë pas formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve, ndërsa bëri të ditur se në periudhën në vijim do të zhvillojë konsultime me aktorë të ndryshëm politikë për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare për kandidaturën e saj.

Ajo nënvizoi se, pavarësisht rezultatit të procesit zgjedhor presidencial, do të mbetet aktive në jetën politike dhe e angazhuar në shërbim të interesit publik dhe të shtetit të Kosovës.

Në intervistë, presidentja foli edhe për marrëdhëniet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, zhvillimet në politikën e jashtme të Kosovës, raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën administratën e presidentit Donald Trump, si dhe për dialogun Kosovë–Serbi.

Osmani vuri theksin te domosdoshmëria e zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve, duke e cilësuar këtë si element kyç për stabilitetin rajonal dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Exit mobile version