Ish-presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka folur për eksperiencën e saj gjatë mandatit, duke theksuar se gjatë presidencës së saj kryeministri Albin Kurti e kishte vlerësuar lart për përfaqësimin e vendit jashtë shtetit.
Megjithatë, Osmani shprehu befasinë për qëndrimin e fundit të Kurtit, i cili sipas saj preferon një president që nuk merret me politikë të jashtme.
“Unë kam marrë vetëm vlerësime të larta për përfaqësimin jashtë vendit. Për mua ka qenë befasuese qëndrimi i tij i fundit që e do një President që nuk merret me politikë të jashtme,” tha Osmani gjatë intervistës në T7.
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e kompetencave të noterit në vend, duke deklaruar se “Noteri ka shumë kompetenca, pa nënshkrimin e noterit asgjë nuk mund të jetë e vlefshme.”

