Site icon Informohu siç duhet

Vjen lajmi i shumëpritur për Lotarinë Amerikane

E mërkura e 2 tetorit është data kur happen aplikimet për lotarinë amerikane e vlefshme për vitin 2026.

Nga sot në orën 18:00 të gjithë qytetarët e interesuar duhet të plotësojnë formularin në faqen e Ambasadës Amerikane.

Aplikimet do të mbyllen më 5 nëntor në orën 18:00.

“Programi DV-2026: Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2026 fillon të mërkurën, 2 tetor 2024, në orën 12:00 të mesditës (ora 18:00 në Shqipëri), dhe përfundon të martën, më 5 nëntor, 2024, në orën 12:00 të mesditës (ora 18:00 në Shqipëri). Individët që paraqesin më shumë se një aplikim gjatë periudhës së regjistrimit do të skualifikohen”, thuhet në njoftimin e ambasadës./vizionplus.tv

UDHËZIME RRETH PROGRAMIT TË VIZAVE EMIGRUESE TË SHUMËLLOJSHMËRISË 2026 (LOTARISË AMERIKANE DV-2026)

Exit mobile version