Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka treguar për raportin e saj me vjehrrën, nënën e Mark Frrokut.
‘Unë jam te vjehrra e tretë tani. Por jo ajo që kam dashur më shumë. Ajo që kam dashur më shumë është një tjetër, por asaj nuk i desha më cunin dhe preferova të rri me cunin që dua aktualisht.
Vjehrra ime aktuale e treta e vërteta, ka shumë humor, por nuk kam zgjedhur të jetoj me të. Jetuam për pak kohë në pandemi. Ajo ka një mentalitet tjetër nga i imi, unë jam krejt e kundërta. Përtoj t’i hyj një mentaliteti. Them edhe se jam artiste dhe e përdor pak këtë, them që përtoj.
Nuk mund të them të kundërtën, të them që pi kafe cdo mëngjes me vjehrrën, jo, se do më vinte turp nga familjarët që më shohin”.
Kur Egla Ceno i tha që vjehrra po të sheh tani, në emisionin Goca dhe Gra, Rudina u përgjigj:
‘E di, edhe ajo thotë edhe unë kështu mendoj për ty’./Përgatiti Radar.al

