TIRANË– “Blutë” e Tiranës kanë proceduar penalisht një shtetase 75-vjeçare, të identifikuar si M.K., ku bazuar në informacionet paraprake bëhet me dije se pas një konflikti të çastit, e moshuara ka goditur me një send të fortë nusen e djalit të saj.
Gjithashtu raportohet se ajo ka tentuar ta godasë me mjet prerës.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj dhe ka tentuar ta godasë me mjet prerës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al
Hatërmbetja e Rozanës: Besa Kokëdhima ndryshoi këngën e Eurovisionit, s’na njoftoi!


