Policia është në kërkim të hajdutëve që rrëmbyen një ngarkesë me 100,000 kokrra vezë organike në Pensilvani.
Sipas oficeres së policisë Megan Fraser, e cila ka marrë përsipër hetimin e rastit, kjo është hera e parë në karrierën e saj 12 vjeçare që ajo kërkon hajdutë vezësh.
“Kjo është një vepër penale, për shkak të vlerës së sendeve të vjedhura”, theksoi punonjësja e policisë.
Vjedhja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Greencastle, nga magazina e një tregtari me shumicë.
Çmimi i vezëve është rritur me 50% që nga viti i kaluar në SHBA, sipas indeksit të çmimeve të konsumit të publikuar të premten e kaluar./Radar.al

