Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bora Zemani shkëlqen me një paraqitje elegante, e kuqja i shkon perfekt

    Botërori 2026/ FIFA nis hetim për përleshjen pas finales Spanjë-Argjentinë

    Rama kundër kritikëve të Paketës së Maleve: Pas profileve false qëndron opozita

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vizita në Jordani, punësimi i të rinjve dhe përkujtimi i Skënderbeut, Rama publikon fotoalbumin e javës

    December 14, 2025

    Kryeministri Edi Rama publikoi sot një fotoalbum me momentet kryesore të javës së tij, duke përfshirë vizita diplomatike, aktivitete ekonomike dhe përkujtimin e vlerave kombëtare.

    Në fillim të javës, Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Aman, Jordani, ku u prit me ceremoni nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein. Takimi konfirmoi partneritetin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Jordanisë, si dhe bashkëpunimin në nivel rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike.

    Gjatë javës, kryeministri mori pjesë edhe në “Tirana Economic Forum”, ku theksoi zhvillimin e vendit:

    “Shqipëria po kthehet në një korridor zhvillimi nga veriu në jug. Po ngrihen aeroporte dhe porte të reja, parqet energjetike po zgjerohen, zonat turistike dhe industriale po marrin formë.”
    Sipas Ramës, rritja ekonomike e Shqipërisë vjen si rezultat i reformave, jo thjesht sloganeve.

    Në vijim, Rama mori pjesë në ceremoninë solemne për 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut në Pallatin e Kongreseve, ku u nderuan 24 personalitete me kontribut në fusha të ndryshme. Kryeministri përkujtoi figurën historike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut si simbol të unitetit dhe shtetësisë shqiptare.

    Po këtë javë, Rama mori pjesë edhe në aktivitetin “30 vjet Prokurime Publike – Shqipëria, lider rajonal në modernizimin e sistemeve të prokurimit”, duke theksuar transformimin rrënjësor të vendit dhe renditjen e Shqipërisë si lider në Ballkanin Perëndimor për modernizimin dhe integritetin e prokurimeve publike, sipas raportit të SIGMA-s.

    Kryeministri njoftoi gjithashtu se 2,200 të rinj përfitojnë aktualisht nga programi i Garancisë Rinore, ndërsa deri në fund të këtij mandati pritet të mbështeten rreth 60 mijë të rinj. Programi, me fond prej 63,5 milionë eurosh, është pjesë e Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2023-2030 dhe synon të përgatisë dhe të mbështesë të rinjtë në tregun e punës.

    fotot JORDANI rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bora Zemani shkëlqen me një paraqitje elegante, e kuqja i shkon perfekt

    July 21, 2026

    Botërori 2026/ FIFA nis hetim për përleshjen pas finales Spanjë-Argjentinë

    July 21, 2026

    Rama kundër kritikëve të Paketës së Maleve: Pas profileve false qëndron opozita

    July 21, 2026

    Shënohet viktima e parë nga moti i keq në Kosovë, dy persona të tjerë të plagosur

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.