GJERMANI– Gazetarja e njohur gjermane e sportit, Valentina Maceri, e cila prezanton transmetimin e Ligës së Kampionëve për televizionin zviceran, ka kritikuar ashpër Eleonora Incardona-n, e cila ishte reportere pranë fushës për ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Bayern Munich për Kupën e Botës për Klube.
“Incardona thjesht paraqet shanset e basteve. Dhe e bën këtë në një mënyrë shumë seksi. Shpesh vishet shumë e shëmtuar”, tha Maceri, e cila është autore e librit “F*ck! Fuqizimi Femëror: Gabimi i Madh i Feminizmit Modern”.
Ndërkohë në një intervistë tjetër në Bild, ajo pohoi: Personalisht, do të thoja se mënyra se si gazetaret femra paraqiten në stol në Itali është ndonjëherë në kufi. Nëse doni të flisni në mënyrë të barabartë me lojtaret dhe gjyqtarët, nuk është e favorshme për ju të visheni kështu.
Pavarësisht gjithçka vlen të theksohet se italianët janë “number one” në këtë fushë, me rrjetin transmetues DAZN që ka katër nga prezantueset femra më mbresëlënëse të ngjarjeve sportive në botën e futbollit.

Emrat më të njohur janë Eleonora Incardona, Giusi Meloni, Diletta Leotta dhe Maria Luisa Giacombelli. Të katërta kanë tërhequr vëmendjen shumë herë për zgjedhjet e tyre stilistike, me publikun mashkullor që i admiron./Radar.al


