Informohu siç duhet

Vijon numërimi i votave në Tiranë. Braçe ka një lutje për procesin

Teksa vijon procesi i numërimit të votave në Tiranë për kandidatët ndonëse janë dhe shumë kuti për t’u hapur, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me këtë situatë në rrjet.

Në reagimin e bërë në rrjet, Braçe shfaqi mirënjohjen e tij për personat që e kanë votuar dhe shprehet ende nuk ka përfunduar numërimi.

Më tej socialisti bëri apel që të numërohen me korrektësi të gjitha votat deri në fund.

Gjithashtu Braçe bëri thirrje që numëruesve që të mos bëhen pjesë e manipulimeve që mund t’i përballin me ligjin.

Kujtojmë se emri i Braçes renditet në listën e hapur të qarkut Tiranë dhe deri më tani numëron 5870 vota.

REAGIMI:

Faleminderit të gjithëve për urimet. Jam shumë mirënjohës që më shihni si deputet, por asgjë nuk ka mbaruar. Duhet numëruar çdo votë. Siç u numërua çdo votë e partisë, ashtu duhet numëruar çdo votë e çdo kandidati. Jo vetëm që të dal unë fitues apo të kem unë numrin e votave të mia, por që të marrë kuptim vota e popullit. Siç mori kuptim vota e popullit për partinë politike, tani janë vendet e përcaktuara të partive politike në kuvendin e republikës së Shqipërisë, ashtu duhet të marrë kuptim edhe vota e popullit për çdo kandidat. Një lutje kam tani që procesi është në nisje të tij, shkon për numëruesit e votave, do të doja që të numëronit drejt dhe korrektësisht çdo votë. Mos u bëni pjesë e proceseve që në fund të tyre mund t’ju përballin me ligjin. Gjithsecili nga ne ka mundësinë që edhe të kontrollojë online por edhe të marrë videon e çdo kutie votimi të numëruara, të fletëve të votimit të skanuara në kamera. Kështu që është e kotë që çdo përpjekje për t’ia marrë njërit dhe për t’ji dhënë tjetrit është e kotë. Nuk keni pse bëheni pjesë e një procesi që në fund mund të ketë përgjegjësi ligjore për gjithësecilin që bën të tilla marifete. Duke filluar nga Kamza e deri në njësinë nr.5, ku unë jam. Do t’ju lutesha shumë kijeni vath në vesh këtë gjë sepse ka shumë vlerë integriteti i këtij procesi deri në votën e fundit.

Exit mobile version