Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firas Abyad, njoftoi se 12 persona mbetën të vrarë nga shpërthimet e bombave gjatë ditës së martë, mes tyre dhe një vajzë tetëvjeçare dhe një djalë 11-vjeçar.
Përgjatë një konference për shtyp, Abiad theksoi se punonjësit e kujdesit shëndetësor ishin midis viktimave të shpërthimeve të vendit.
Sipas zyrtarëve të SHBA-së dhe vendeve të tjera të cituar nga mediat ndërkombëtare, shërbimet sekrete izraelite arritën të kapnin me sasi të vogla eksplozivi sinjalizuesit e përdorur nga anëtarët e Hezbollahut për komunikim të brendshëm.
Mediet e huaja bëjnë me dije se operacioni ishte planifikuar dhe ekzekutuar bashkërisht nga Mossad dhe ushtria izraelite.
Pajisjet e vogla, të markuara nga Gold Apollo të Tajvanit, thuhet se u kapën nga shërbimet izraelite përpara se të arrinin në Liban.
Gold Apollo pohon se pajisjet nuk janë prodhuar në Tajvan, por nga një kompani në Evropë, përkatësisht BAC me qendër në Budapest, Hungari.


