DIBËR- Sezoni i verës pothuajse në të gjithë territorin e vendit sjell lëvizje më të shtuara të automjeteve, si nga shqiptarët që kthehen në atdhe për pushime por edhe nga turistë.
Rruga e Arbrit e pa përfunduar, e cila është ende në punime e sipër shkakton për udhëtarët probleme gjatë lëvizjes përgjatë saj, pasi punohet edhe në fundjavë.
Dhjetra automjete janë bllokuar paraditen e sotme teksa udhëtonin nga Qarku Dibër në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Bëhet me dije se pika më problematike është në vendin e quajtuar Shkalla e Tujanit ku edhe automjetet kanë hasur vështirësi në kalim./Radar.al