Site icon Informohu siç duhet

“Vijat e kuqe janë kaluar”/ Tedi Blushi përshëndet Ilir Metën: Presidenti i PL-së po na ndjek

“Vijat e kuqe janë kaluar”/ Tedi Blushi përshëndet Ilir Metën: Presidenti i PL-së po na ndjek

Tedi Blushi

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nga protesta para Bashkisë së Tiranës, ka mbajtur fjalën e tij duke e nisur me arrestimin e Ilir Metës. Sipas tij arrestimi i ish-presidentit të Republikës është burgosje politike.

“Një përshëndetje për Presidentin e PL që po na ndjek. Rrëmbimi i presidentit nga kjo bandë terroriste nuk është gje tjetër veçse kapitullim pa kushte i reformës në drejtësi. Është e qartë që arrestimet politike i udhëron Edi Rama. Është e qartë që burgosja politike e Presidentit të PL, e liderit të PD është bërë pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi. Madje më e rëndë akoma, edhe më ironik është fakti që këto akuza janë ngritur mbi krime që ka bërë vetë Edi Rama. Vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha e aksionit.  Është koha të organizohemi më shumë se kurrë. I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën. Mos na provokoni tju japim një përgjigje si shqiptar. Dhe ju e dini përgjigjen që i japin armiqve të këtij vendi.”

Exit mobile version