Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vidhnin karburant nga makinat e parkuara, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

    July 17, 2025
    Vidhnin karburant nga makinat e parkuara, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

    ITALI– Dy shtetas shqiptar janë vënë në pranga në Breshia të Italisë, pasi u kapën në flagrancë teksa vidhnin karburant nga automjete të parkuara.

    Bazuar në atë që raportojnë mediat vendase, të dy janë në gjendje të parregullt qëndrimi në Itali dhe ishin të njohur më parë për autoritetet italiane për precedentë penalë.

    Ngjarja ndodhi pas një sinjalizimi nga një qytetar, i cili vuri re një automjet të dyshimtë në zonën via Buozzi dhe njoftoi menjëherë policinë në numrin 112.

    Qytetari i ndoqi nga larg autorët, duke informuar policinë se ata ishin zhvendosur në via Rosselli, pranë një kompanie private, për të kryer një tjetër vjedhje. Në pak minutash, patrullat e Policisë së Shtetit identifikuan dhe ndaluan makinën e përdorur nga dyshja. Njëri prej tyre u gjet i fshehur mes sediljeve. Gjatë kontrollit, në mjet u zbuluan 5 bidona me naftë të vjedhur, mjete vjedhjeje, përfshirë tre kaçavida, dy thika me mbyllje automatike, të fshehura nën sedilje.

    Ndërkohë, bashkëpunëtori i dytë u përpoq të ikë në këmbë duke u futur në një ndërtesë, por u arrestua pas një ndjekjeje të shkurtër.

    Të arrestuarit janë identifikuar si shtetasit me iniciale  P.E., 42 vjeç dhe C.H., 39 vjeç. Ata u dërguan në Komisariat, ku iu morën shenjat daktiloskopike dhe u arrestuan për vjedhje të mbetur në tentativë në rrethana rënduese dhe mbajtje të paligjshme të armëve të ftohta dhe mjeteve të thyerjes. Duke marrë parasysh të kaluarën kriminale dhe qëndrimin e paligjshëm në territorin italian, Prefekti i Breshias, Paolo Sartori, ka firmosur urdhrin e dëbimit për të dy personat, i cili do të zbatohet menjëherë pas lirimit të tyre nga burgu./Radar.al 

    Breshia itali
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    February 9, 2026

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    February 9, 2026

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    February 9, 2026

    Starmer nën presion, udhëheqësi laburist kërkon dorëheqjen e tij pas dosjes “Epstein”

    February 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Parashikimi i horoskopit 9 Shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.