Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, vetëm pak minuta pasi kishte vjedhur një automjet në lagjen “Nënë Tereza”.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Forcës “Shqiponja” dhe Policisë Rrugore, autori u identifikua dhe u ndalua në kohë.
Gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, policia gjeti dhe sekuestroi një celular të dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas.
Shtetasi L. L., 38 vjeç, banues në Lezhë, po hetohet për mundësinë e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.


