Site icon Informohu siç duhet

VIDEO/ Trump: Unë jam paqebërësi! Kam ndalur 8 luftëra, me Iranin dhe Libanin bëhen 10

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se ka luajtur rol vendimtar në zgjidhjen e disa konflikteve ndërkombëtare, duke e cilësuar veten si “paqebërës”.

Gjatë një fjalimi në aktivitetin Turning Point USA në Phoenix, Trump tha se ka ndalur tetë luftëra, mes tyre edhe përplasjen mes Indisë dhe Pakistanit.

“Unë jam paqebërësi. Jam ai që zgjidhi tetë luftëra. Zgjidha një luftë që do të kishte vrarë 30 deri në 50 milionë njerëz, Indi-Pakistan”, u shpreh ai.

Trump shtoi se nëse përfshihen edhe zhvillimet me Iranin dhe Libanin, atëherë numri i konflikteve të shmangura arrin në dhjetë.

“Kam përfunduar tetë luftëra, por nëse shtojmë Iranin dhe Libanin, atëherë bëhen dhjetë luftëra të ndaluara dhe miliona jetë të shpëtuara”, deklaroi presidenti amerikan.

Sa i përket Iranit, ai theksoi se çdo marrëveshje do të hyjë në fuqi vetëm pasi të jetë finalizuar dhe nënshkruar plotësisht. Ndërsa për Libanin, Trump tha se SHBA ka ndihmuar në arritjen e një armëpushimi me Izraelin, duke e quajtur një zhvillim historik.

Në fund, ai konfirmoi se negociatat me Iranin do të vijojnë gjatë fundjavës dhe shprehu optimizëm për një marrëveshje përfundimtare.

Exit mobile version