Site icon Informohu siç duhet

VIDEO/ Spanja kap rekord historik, 10 tonë ko*ainë të fshehura në ngarkesë kripe, 13 të arrestuar

Policia spanjolle ka realizuar sekuestrimin më të madh të kokainës ndonjëherë në det të hapur, duke ndaluar një anije që transportonte rreth 10 tonë drogë të fshehur në një ngarkesë kripe gjatë një rruge nga Brazili drejt Evropës.

Sipas autoriteteve, anija u kap pasi mbeti pa karburant dhe u tërhoq nga roja bregdetare në portin e Santa Cruz de Tenerife, në Ishujt Kanarie. Në bord u arrestuan 13 persona.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi 294 pako me kokainë të fshehura nën shtresat e kripës, si dhe një pistoletë. Pamjet e publikuara tregojnë efektivët që përdorin lopata dhe duart për të gërmuar kripën dhe për të nxjerrë blloqet e drogës, të cilat më pas transportohen një nga një në skelë.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me disa agjenci ndërkombëtare, përfshirë Administratën Amerikane Kundër Drogës (DEA), Policinë Federale të Brazilit, Agjencinë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe autoritetet e Francës dhe Portugalisë.

Hetimet vijojnë për të identifikuar rrjetin kriminal që qëndron pas këtij trafiku rekord.

Exit mobile version