Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë duke kërkuar prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm të 24 qershorit 2024 dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.
Gjici u dënua nga Shkalla e Dytë me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale të regjistruar në ambientet e Bashkisë Kukës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi ulje të dënimit në 3 vite heqje lirie.
Çështja lidhet me video-skandalin ku u përfshi edhe Alma Kaçi, e cila u dënua me 1 vit e 6 muaj burg për “korrupsion aktiv”.
Më 19 maj 2025, Gjici u lirua nga qelia për arsye shëndetësore dhe po kryen pjesën e mbetur të dënimit në masën “arrest në shtëpi”, pasi kishte qëndruar 23 muaj në burg.

