Site icon Informohu siç duhet

VIDEO/ Postoi komente negative për Islamin, rrëmbehet në mes të ditës biznesmeni

Një biznesmen 39-vjeçar në fushën e teknologjisë, Areg Shchepikhin, u rrëmbye të martën në mes të ditës në stacionin hekurudhor Yaroslavsky në qendër të Moskës, pas publikimit të disa komenteve kritike në rrjetet sociale kundër çeçenëve dhe Islamit.

Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet se disa burra me mjekra dhe të veshur me kostume e detyrojnë Shchepikhin të hyjë në bagazhin e një SUV-i para syve të dëshmitarëve dhe stafit të sigurisë.

Policia e Moskës ka nisur hetimet për këtë rast, duke e trajtuar atë si një “akt të paligjshëm kundër personit”. Postimi i Shchepikhin në Instagram, në të cilin ai përdori fjalë të ashpra ndaj fesë islame, dyshohet se ka nxitur rrëmbimin.

Kanali Telegram “Baza”, i lidhur me shërbimet ruse të sigurisë, raportoi se rrëmbimi ndodhi pak minuta pas postimit të fundit të biznesmenit dhe se rrëmbyesit mund të kenë përdorur videot e tij për të përcaktuar vendndodhjen.

Një kanal tjetër, “Shot”, njoftoi se SUV-i u ndalua nga policia, por Shchepikhin nuk ishte më aty. Tre persona në automjet u identifikuan si anëtarë të Gardës Kombëtare, të cilët thanë se po kryenin një “procedurë operative”.

Ky incident hedh dyshime për përfshirjen e strukturave shtetërore në një rrëmbim me motiv fetar, duke ngritur shqetësime për gjendjen e të drejtave dhe lirisë së shprehjes në Rusi.

Exit mobile version