Nedim Bajramit, 25-vjeçarit kuqezi në përballje me Malmon i mjaftuan vetëm dy minuta për të kaluar në avantazh Rangersin.
Dessers bëri lëvizjen befasuese duke kaluar portierin dhe duke goditur me topin që u përplas në shtyllë, e më pas përfundoi në këmbët e Bajramit, i cili me portën e boshatisur tundi rrjetën dhe festoi duke bërë me duar “shqiponjën”.
Ky është goli i parë me Rangers pas tre ndeshjesh për yllin shqiptar, për të cilin mesa duket fiksimi i tij i ri janë golat e shpejtë.
Kujtojmë se Bajrami shënoi rekord në Europian për golin e tij pas vetëm brenda 24 sekondave të para në përballje me Italinë.

