Ylli i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka marrë vëmendjen në dasmën e motrës së tij, ku atmosfera festive u bë virale në rrjetet sociale. Në një video të shpërndarë online, sulmuesi i kombëtares shfaqet duke kënduar krah këngëtarit të njohur Ylli Baka.
Të dy bashkë, në mes të festës, interpretojnë një këngë popullore, ndërsa nuk mungon edhe fraza që ndezi rrjetin: “Do rrihet dhe Polonia” — një mesazh i qartë optimizmi për duelin e Shqipërisë në play off-in e Botërorit 2026.
Momenti është pritur me entuziazëm nga tifozët, të cilët e kanë marrë si shenjë besimi se Uzuni është gati për sfidën e madhe që e pret kombëtaren.
@yllibakaa Ju përshëndesim nga dasma në familjen Uzuni ! Të trashëgohet çifti ! ✨ Kemi dhe dy fjalë për Polakët 😅 #YlliBaka #Wedding #MyrtoUzuni #Albania #GoViral ♬ original sound – Ylli Baka


