Mamaja e këngëtares së famshme shqiptare Rita Orës, Vera Ora publikoi për ndjekësit një video ku ajo duket qartazi që i ruan traditat.
Vera Ora vërhet që imiton një përdoruese instagrami teksa kërcen vallet e bukura popullore shqiptare.
E saktë dhe shumë elegante në kërcimin e valles shqiptare, komentet pozitive për Verën gumëzhijnë nëpër rrjet.
Ju kujtojmë se ajo është shumë e dhënë pas traditave dhe kulturave të prejardhjes së saj, pothuajse çdo vit viziton Shqipërinë bashkë me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.

