Spanja mbrëmjen e djeshme ka çuar në shtëpi për herë të katër kupën e Europianit.
Kampionët e Spanjës së bashku me tifozët kanë ngritur në këmbë stadiumin e Berlinit.
Gjithashtu festa është zhvendosur në dhomën e zhveshjes ku lojtarët kanë “dështuar” të gëzojnë në privatësi.
Ishte 17-vjeçari, Lamine Yamal i cili nuk rezistoi të futej LIVE në Instagram në ato momente duke nxjerrë lakuriq shokun e tij të skuadrës.
Komentet në rrjetet sociale kanë qenë nga më të ndryshmet. Ka pat nga ata që kanë qeshur dhe e kanë marrë me sportivitet dhe një pjesë tjetër që ka “kryqzuar” Yamal për sjelljen e tij.
Lamine Yamal really had 600k people watching his IG live 😳🇪🇸 pic.twitter.com/l4V9Vdtpdm
— Francis Samuel (@samskidkess) July 14, 2024