Site icon Informohu siç duhet

VIDEO/ Granit Xhaka shënon super gol. Më pas zbulon edhe lajmin e “ëmbël”

Granit Xhaka ka kontribuuar këtë fundjavë, në fitoren me përmbysje të Leverkusen përballë Heidenheim me rezultatin 5-2.

Pas një asisti të dhënë për Palacios në minutën e 30’, mesfushori shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 82’, për të vulosur fitoren e “Aspirinave”.

Me një goditje me të majtën nga distanca, topi shkoi në trekëndëshin e portës, e pamundur për t’u kapur nga portieri.

Xhaka vrapoi për të marrë topin dhe e vendosi poshtë bluzës së tij, duke zbuluar se ai dhe partnerja e tij janë shumë shpejt në pritje të një fëmije.

Goli i Granit Xhakës: (VIDEO)

Exit mobile version