Gjatë një tërmeti me magnitudë 5.2 në “San Diego Zoo Safari Park”, një tufë elefantësh afrikanë tregoi një sjellje mbresëlënëse: të rriturit formuan një “rreth alarmi” për të mbrojtur këlyshët.
Elefantët e rritur, përfshirë Ndlula, Umngani dhe Khosi, rrethuan dy këlyshët shtatëvjeçarë, Zuli dhe Mkhaya, duke qëndruar të palëvizshëm për të vlerësuar rrezikun.
Ky sjellje tregon inteligjencën sociale të elefantëve dhe aftësinë e tyre për të perceptuar vibrimet përmes këmbëve. Pas një pasgoditjeje, ata përsëritën përkohësisht këtë veprim.
Në një video të publikuar, duken edhe gjeste plot ndjeshmërie, si përkëdheljet me hundë.