Site icon Informohu siç duhet

Vetëm 24-vjeç/ Vlerësim rekord, ylli Haland arrin shifrën më të lartë në merkato

Vetëm 24-vjeç/ Vlerësim rekord, ylli Haland arrin shifrën më të lartë në merkato

Erling Haland vlerësohet tashmë 200 milionë euro, shifër kjo e mbajtur më parë vetëm nga Mbape. Është “transfermarkt”, që u vendos vlera lojtarëve në bazë të paraqitjeve të tyre dhe sulmuesi norvegjez ka barazuar rekordin e Mbape.

Asnjë lojtar më parë nuk ka patur shifër më të lartë. Ylli i Mançester Sitit po spikat dhe këtë sezon si në të kaluarit.

Haland ka shënuar 10 gola në 6 ndeshje të luajtura të Premier Ligë, ndërsa po ashtu ka gjetur rrjetën 1 herë në Champions ku janë luajtur 2 takime.

Vetëm 24 vjeç, Haland ka gjithë vëmendjen. Aktualisht është prej sulmuesve më efektivë.

Exit mobile version