Site icon Informohu siç duhet

Veshje e parfume të markave të njohura, doganat sekuestrojnë mijëra artikuj të falsifikuar (FOTO)

TIRANË– Administrata Doganore Shqiptare ka intensifikuar kontrollet në të gjitha degët doganore të vendit, duke zbuluar dhe sekuestruar sasi të mëdha mallrash të dyshuara si falsifikime të markave të njohura ndërkombëtare.

Bazuar në njoftimin që është publikuar në faqen zyrtare bëhet me dije se janë bllokuar rreth 1,500 bluza sportive, si dhe mbi 900 artikuj veshjesh dhe komplete sportive të markave të njohura si Nike, Adidas, Zara, Massimo Dutti e të tjera. Po ashtu, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme parfumesh që mbanin emrat e markave prestigjioze si Dior, Gucci, Armani.

Të gjitha mallrat janë magazinuar përkohësisht, ndërsa vijojnë verifikimet për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale (IPR).

Në njoftim theksohet se do të vijojë me vendosmëri luftën kundër falsifikimit, me qëllim mbrojtjen e tregtisë së ndershme, bizneseve të ligjshme dhe konsumatorëve shqiptarë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kontrolle intensive në degët doganore të vendit!
Gjatë ditëve të fundit, strukturat e Administratës Doganore kanë zhvilluar një sërë kontrollesh ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si falsifikime të markave të njohura ndërkombëtare.
Ndër artikujt e bllokuar përfshihen:
• Rreth 1,500 bluza sportive të markave të mbrojtura
• Mbi 900 artikuj veshjesh dhe komplete sportive të markave si Nike, Adidas, Zara, Massimo Dutti etj.
• Sasi të konsiderueshme parfumesh të markave prestigjioze si Dior, Gucci, Armani e të tjera
Të gjitha mallrat janë bllokuar dhe magazinuar, ndërsa vijojnë verifikimet për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale (IPR).
Administrata Doganore Shqiptare vijon me vendosmëri luftën kundër falsifikimit, në mbrojtje të tregtisë së ndershme, bizneseve të rregullta dhe konsumatorëve.
#DoganaShqiptare #KontrolleDogane #StopFalsifikimit #IPR #Customs #Integrity #FairTrade #Antikontrabandë./Radar.al 

Exit mobile version