Site icon Informohu siç duhet

Vendimi vuloset të martën/ Rezistencë brenda PS-së për shkarkimin e Veliajt, kush janë emrat që kundërshtuan

Dhunë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi godet me letra Veliajn: Më ngatërron me atë me bllok në dorë...

Mbledhja e këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës në selinë e PS përfundoi rreth orës 18:30, duke vendosur të shtyhet përpara kërkesa për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej 7 muajsh.

Burime nga mbledhja për A2 CNN bëjnë me dije se kërkesa mbështetet në mungesën e Veliajt në detyrë për më shumë se 3 muaj dhe pasqyron pjesërisht fjalën e kryeministrit Edi Rama, që hapi rrugë zgjedhjeve të pjesshme për kryeqytetin, duke propozuar ish-ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë, këshilltari Aldo Mërkoçi ka shfaqur rezistencë për të firmosur kërkesën, duke kërkuar të përfshihen fjalë për kontributin dhe punën e mirë të Veliajt, por në fund firmosi bashkë me kolegët.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do të merret vendimi përfundimtar, është caktuar për të martën e ardhshme në orën 16:00.

Exit mobile version