Site icon Informohu siç duhet

Vendimi për grupin e Habilajve, GJKKO vulos 4 dënime për trafik dro*e

U vodhën qytetarëve europianë 15 mln euro përmes mashtrimin, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin për çështjen ndaj Florian Habilajt, Armando Sulajt, Sabaudin Çelajt dhe Tigrens Mëzurajt, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar, çka solli uljen me një të tretën të dënimeve.

Florian Habilaj u shpall fajtor për dy episode të trafikimit të narkotikëve – njëri i mbetur në tentativë – të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”. Gjykata vendosi fillimisht një dënim të bashkuar prej 15 vitesh burg, i reduktuar në 10 vite pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar. Ai do ta vuajë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë.

Armando Sulaj u dënua për të njëjtat vepra penale. Pasi gjykata përcaktoi një dënim të bashkuar prej 9 vitesh burg, ai u ul në 6 vite përfundimtare. Edhe Sulaj do ta kryejë dënimin në burg të sigurisë së lartë.

Për Sabaudin Çelajn, gjykata caktoi fillimisht një dënim prej 15 vitesh burg për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Pas zbatimit të uljes ligjore, ai do të vuajë 10 vite burg në një institucion të sigurisë së lartë.

Ndërsa Tigrens Mëzuraj u dënua me një dënim prej 9 vitesh burg, i cili pas gjykimit të shkurtuar u reduktua në 6 vite. Edhe për të u vendos që dënimi të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

Me këtë vendim, GJKKO vulosi fajësinë e të katër të pandehurve për trafikun e narkotikëve dhe aktivitetin e tyre brenda një grupi të strukturuar kriminal.

Exit mobile version