Një vendim që me gjasa prek dhe Shqipërinë, varësisht vendimeve që do marrë nga nesër Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili sot ka marrë edhe postin e ushtruesit të detyrës të administratorit të Agjencisë të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Siç Radar.al ju raportoi më herët, USAID funksionon edhe në Shqipëri që prej vitit 1992.
“Që nga ajo kohë, USAID ka dhënë mbi 500 milionë dollarë asistencë për të mbështetur Shqipërinë në tranzicionin e saj drejt një demokracie me bazë të gjerë dhe të orientuar nga tregu”.
Gjatë një deklarimi për media, Rubio tha se ka shumë funksione të USAID-it “që do të vazhdojnë” dhe ato, sipas tij, do të jenë pjesë e politikës së jashtme amerikane, por “duhet të jenë në linjë me politikën e jashtme amerikane”.
“E kam thënë shumë qartë gjatë seancave dëgjimore për konfirmimin tim se çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë, ai program do të jetë në linjë me interesat kombëtare të SHBA-së. USAID-i ka një histori të injorimit të kësaj dhe ka vendosur që, disi është një organizatë bamirëse globale, e ndarë nga interesat kombëtare. Këto janë para të taksapaguesve”, deklaroi kryediplomati amerikan më 3 shkurt gjatë vizitës në El Salvador.
Organizatat humanitare ndërkombëtare kanë paralajmëruar se një vendim i tillë mund të ketë pasoja katastrofike./Radar.al

