FLORIDA– Autoritetet në Florida po paralajmërojnë për ndikimet potencialisht kërcënuese për jetën e njerëzve nga uragani Milton.
Ndërkohë shefi i policisë Lee Bercaw ka deklaruar se ai nuk mund të dërgojë oficerë jashtë në kulmin e stuhisë, kështu që njerëzit duhet të ndjekin evakuimet e detyrueshme.
“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë më parë, kjo është stuhia e shekullit.”- shprehet ai.

Milton është një nga stuhitë më të fuqishme të krijuara në Atlantikun e Veriut në vitet e fundit.
Ajo vjen vetëm dy javë pasi Uragani Helene shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë SHBA./BBC/Radar.al