Site icon Informohu siç duhet

Vendi mbërthehet nga moti i acartë. Qeveria ndalon qarkullimin në disa akse rrugore, mbyllen disa shkolla

Vendi mbërthehet nga moti i acartë. Qeveria ndalon qarkullimin në disa akse rrugore, mbyllen disa shkolla

Temperaturat e ulëta ç’ka sollën reshje bore e shira të rrëmbyeshëm ka përfshirë gati më shumë se gjysmën e Greqisë dhe situata pritet të vazhdojë e tillë edhe dy ditët në vijim.

Në qytetet dhe komunat në veri si Follorinë, Amyntaio, Prespë etj, autoritetet vendore mësohet se kanë urdhëruar mbylljen e shkollave.

Po ashtu policia rrugore dha urdhër që të gjithë automjetet të jenë të pajisura ose me gomat e dimrit, ose me zinxhirë pasi shumë pjesë të rrjetit rrugor janë të mbuluara nga bora dhe akulli.

Ndërkohë dhjetëra borëpastruese vijojnë punën e tyre dhe të hedhin kripë në pjesët e rrjetit rrugor në veri  në mënyrë që të normaliyojnë qarkullimin e mejeteve.

 

Exit mobile version